Zgjidhen ngërçet burokratike, Rrahmani arrin në Rumani

Albion Rrahmani ka zbritur në tokën rumune, atje ku do të nënshkruajë kontratë të re me Rapid Bukureshtin.

Mosnjohja e Rumanisë i ka kushtuar probleme burokratike Albion Rrahmanit, i cili është dashur të presë disa ditë deri sa klubi rumun e ka gjetur një zgjidhje alternative. Kjo zgjidhje siç duket është gjetur tani dhe ai vetëm se ka arritur në Bukuresht.

Mediet rumune njoftojnë se është çështje kohe kur klubi i Rapid Bukureshtit do ta zyrtarizojë si blerjen më të re. Blerje kjo që arkave të klubit rumun u kushtoi 600 mijë euro.

Kujtojmë se 22-vjeçari llapjan golin e fundit e realizoi kundër Larne, në fitoren bindëse që Ballkani regjistroi në Belfast duke u kualifikuar në rrethin e tretë të kualifikimeve të Conference League.

Lexo edhe:  Në formë jetësore: Ky ishte goli i dytë i Albion Rrahmanit