Zhegrova, opsion i Napolit: Kjo është “rruga” që mund ta çojë në Itali

Edon Zhegrova vazhdon të jetë një nga opsionet e Napolit për të zëvendësuar Hirving Lozanon, i cili pritet të largohet nga kampionët në fuqi të Italisë.

Lozano me shumë gjasë do të rikthehet te PSV Eindhoven. Skuadra holandeze është afër për të arritur marrëveshje me napolitanët për një shumë rreth dhjetë milionë eurove, përcjell Futbollikosovar.net.

Kësisoj, Napoli duhet të intervenojë në afatin kalimtar të verës, për të mbuluar pozitën e anësorit sulmues.

Opsionet kryesore janë Jesper Lindstrom i Eintracht Frankfurt dhe Edon Zhegrova i Lille, sipas calciomercato.it.

Klubi gjerman kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e Lindstrom.

Teksa, marrëveshja e Napolit me Llile për Zhegrovën thuhet se mund të mbyllet për shumën e 15 milionë eurove.

Lexo edhe:  E mrekullueshme, web faqja e Ligue 1 e çon në ‘qiell’ Zhegrovën

Anësori kosovar ka një kohë që po lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e udhëhequr nga trajneri Rudi Garcia.