Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani, “binjakët” e Llapit që nuk ndahen kurrë, dëgjojeni batutën interesante për Tahir Batatinën

Rrallë herë janë ndarë njëri nga tjetri.

Më shumë se një dekadë janë shokë në fushë dhe jashtë saj.

Bëhet fjal për Ilir Blakçorin dhe Hamdi Namanin, që ngjyrën e kaltërt e dëshirojnë shumë.

Dyshja kanë luajtur së bashku te Llapi dhe Drita për disa sezone.

“Unë kam qenë në Llap, pastaj ka ardhur Lumi. Jemi njoftuar para 11-12 viteve, jemi një pjesë e pandashme prej asaj kohe. Kemi bërë lëvizje bashkë dhe kemi një shoqëri, partneritet të mirë,” tha Blakçori.

“Kemi qenë prej fillimit së bashku, nuk jemi ndarë kurrë. Momente kemi shumë të mira, nuk mund të veçojë asnjërën. Por, ndoshta inkuadrimi në Superligë me Llapin,” tha Namani.

Lexo edhe:  Konfirmohet raportimi i Futbollikosovar.net, Blakçori largohet nga Drita

Ribashkimi te skuadra nga Gjilani kishte qenë i rastësishëm.

Por, jo edhe te Llapi.

“Te Drita kemi kaluar para katër vjetëve. Ndoshta ka qenë rastësi që kemi shkuar të dy bashkë. Së pari kam kaluar unë, pastaj është bashkuar edhe Lumi. Kemi kaluar një kohë shumë të mirë. Te Llapi ndoshta nuk ka qenë me rastësi, nuk ishte e vështirë sepse jemi rritur këtu, e njohim klubin, i dimë ambiciet. Te Drita kaluam kohë shumë të mirë, por ndoshta ishte momenti i duhur për t’u kthyer në vendlindje,” tha Blakçori.

Namani e ka të qartë objektivin për këtë edicion , i cili është titulli kampion.

Ilir Blakçori ka një kohë të gjatë që e njeh trajnerin Tahir Batatina.

Lexo edhe:  Pretendimet për kurdisje, Llapi reagoi në orët e vona të së enjtes

E bashkë me shokun e tij e zbuluan një batutë interesante, ku nuk ndalej e qeshura.

Blakçori si mbrojtës i majtë, Namani si mesfushor qendror janë dy nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar në pozitat e tyre.