Senad Alirifa “bllokon” kalimin e Sokolit te Liria, çështja e trajnerit te prizrenasit bie në pikën zero

Liria ka mbetur pa trajner që pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Nedim Yigit, e ku kjo ndërprerje derivoi si shkak i rezultateve të dobëta.

Skuadra me traditë tashmë ka mbetur pa trajner të parë dhe kanë qenë të shumtë emrat që kanë qarkulluar për t’u emëruar si pasardhës të teknikut turk.

Një i tillë ishte edhe emri i opinionistit Bylbyl Sokoli.

Megjithatë, kur dukej se gjërat po shkonin drejt fundit të vënies së të zezës mbi të bardhë, Futbollikosovar.net mëson se kjo çështje është rikthyer në pikën zero.

Gazeta ka mësuar brenda burimeve nga kampi bardhezi se dje është lakuar edhe emri i Senad Alirifës.

Lexo edhe:  Islami i papërmbajtshëm ndaj Malishevës, këto ishin statistikat e tij

Alirifa, pas dorëheqjes nga Malisheva si shkak i situatës financiare me siguri se është gati për një aventurë të re, ani pse kjo e fundit duhet aprovuar nga krerët prizrenas.

Po, dje, dikush i rëndësishëm në klub propozoi emrin e Alirifës. Diskutimet do të vazhdojnë, kurse mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat këto ditë”, tha ky burim për Futbollikosovar.net.

Gjithsesi, situata në “Përparim Thaçi” mund të prodhojë lajme të reja këto ditë, andaj ju ftojmë të qëndroni me ne për të mësuar më shumë rreth kësaj telenovele, por dhe jo vetëm.