“Mbreti” i golave në Ligën e Parë – Drin Ymeri flet për sezonin fantastik me Vjosën

Sulmuesi më në formë në Ligën e Parë, Drin Ymeri,ka dhënë një intervistë për faqen tonë, ku ka folur për objektivat e klubit dhe synimet individuale. Ai ka shkëlqyer me 12 gola të shënuara në të gjitha garat, shkruan Futbollikosovar.net.

 

Intervista e plotë me lojtarin:

Cila ishte arsyeja që ju bashkove Vjosës sezonin e kaluar?

Arsyeja që u bashkova me ekipin e Vjosës ka qenë projekti për hyrje në Superligë , organizimi i klubit dhe trajneri Leotrim Krasniqi.

Cilat janë objektivat e juaja dhe skuadrës së Vjosës për pjesën e mbetur të sezonit?

Objektivat e mia dhe të skuadrës së Vjosës për pjesën e mbetur të sezonit janë inkuadrimi në Superligë, por pse jo synim individual ta kem edhe prirjen në listën e golashënuesve.

Si e vlerësoni sezonin vjeshtor duke përfunduar si lidere e Grupit B në Ligën e parë?

Lexo edhe:  Mbyllën pjesët e para në Ligën e Parë, këto janë rezultatet

Sezoni vjeshtor ka qenë mjaft i suksesshëm, kur edhe u shpallëm kampionë vjeshtorë. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe ta ruajmë vendin e parë deri në fund të sezonit.

A është kjo sezoni më e mirë deri më tani për ju si lojtar si në aspektin individual ashtu edhe ekipor?

Po, mendoj që ky është sezoni individual më i mirë i imi, pasi kam shënuar 12 gola deri tani dhe kam para vetes edhe shumë ndeshje tjera për të shënuar, por besoj që edhe në aspekt ekipor ka qenë sezoni më i suksesshëm deri tani.

A keni pasur oferta nga ndonjë klub pas formës së mirë në gjysmësezonin vjeshtor?

Po, kam pasur disa oferta, por vendosa ta respektoj kontratën që kam dhe të jem pjesë e Vjosës deri në fund të sezonit pasi që kemi një mision para vetes.

Lexo edhe:  Astrit Fazliu, përforcimi i madh i Vjosës

Kundërshtari më i vështirë që ke luajtur deri më tani?

Këtë sezon kundërshtari më i vështirë ka qenë skuadra e Prishtinës së Re.

Cilin kundërshtar e sheh rival më të denjë të Vjosës për inkuadrim në Superligë?

Prishtina e re mendoj se është kundërshtari më i denjë.

Mendimi i juaj për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës kundër Suharekës?

Ndeshje shumë e vështirë, por që besoj se mund të arrijmë fitore në këtë takim dhe të vazhdojmë garën për Kupën e Kosovës.

Mbrojtësi më i vështirë me të cilin je përballur?

Veton Kabashi.

Për fund, cili është lojtari më i mirë me të cilin ke luajtur?

Astrit Fazliu