E çuditshme: Skuadrat që poseduan më së shumti topin në xhiron e 25 regjistruan humbje

Xhiro e 25 prodhoi rezultate interesante në Superligën e Kosovës. Statistikat flasin për shifra interesante të posedimit të topit.

Trepça ’89, Prishtina, Drenica dhe Ballkani dolën pa pikë në ndeshjet respektive gjatë fundjavës që lamë pas, shkruan Futbollikosovar.net.

Megjithatë, në bazë të statistikave që ka siguruar ueb faqja jonë, del se këto skuadra kanë qenë ato që kanë qarkulluar më së shumti topin gjatë xhiros së fundi.

Trepça ’89 e qarkulloi më së shumti topin me 64.6%, për të vazhduar me Prishtinën 59.5%, Drenicën 58.5% dhe Ballkanin 57.4%. Pasojnë Drita me 55.6%, Gjilani me 44.4%, Llapi me 42.6 e kështu me radhë.

Lexo edhe:  Çka nuk shkoi te Malisheva që humbi kundër Dukagjinit? Ja çfarë thonë statistikat!