Gazetarja e sportit konteston “Yllin e Javës”, thotë se e meritoi dikush tjetër

Dje si zakonisht u nda çmimi “Ylli i Javës” në Superligë, çmim ky që ndahet nga FFK dhe sponsori Albi.

Këtë javë e fitoi “Armend Thaqi” pas paraqitjes fenomenale dhe golit të shënuar ndaj Drenicës, me çka pamundësoi humbjen e skuadrës së tij, raporton Futbollikosovar.net.

Megjithatë, i këtij mendimi nuk është edhe gazetarja Qeqa Krelani.

Përmes një postimi ajo ka thënë se pavarësisht që është portier, epiteti i më të mirit këtë javë i takon Koliçit, pasi priti një penallti vendimtare në duelin Malisheva – Gjilani, takim ky i fituar minimalisht nga mysafirët.

Lexo edhe:  Enea Koliçi më i miri i xhiros së 17 në Albi Mall Superligë