Kosova U21 humb miqësoren kundër Turqisë, veçohet Emërllahu me paraqitje solide

Kosova U21 ka humbur 4-2 kundër Turqisë. Vendësit ishin bindshëm më dominues.

Ekspedita e Kosovës U21 në Turqi u mbyll me një humbje dhe një barazim. Përzgjedhësi Afrim Tovërlani gjatë këtyre ditëve arriti t’i shohë nga afër të gjithë futbollistët që i grumbulloi, përcjell Futbollikosovar.net.

I vetmi element që njëmend shkëlqeu me plot kuptimin e fjalës ishte Lindon Emërllahu, që realizoi 2 gola sot, e që ishin të vetmit për “dardanët” e rinj.

Për Turqinë Yildrim shënoi në minutat 2’ dhe 8’, ndërsa më pas në minutën e 42’ shënoi Yildiz, për ta vulosur krejt në fund në minutën e 70’ fitoren 4-2 futbollisti Tagir.

Kosova pati shumë mangësi në lojën e vet në mbrojtje. Madje bëri edhe shumë gabime tjera, që kanë mundur t’i kushtojnë shtrenjtë nëse kundërshtari do të ishte treguar më i vëmendshëm para portës.

Lexo edhe:  Bullgaria, kundërshtarja e radhës në “Women’s Cup Sofia 2023” për vajzat “dardane”

Tani Kosovën e pret cikli i ri kualifikues për Evropian, atë të Euro 2025, i cili nis në qershor, me ndeshjen hapëse në “Fadil Vokrri” kundër Estonisë.