Kosova U21 ndalet nga Moldavia, përfundon pa gola miqësorja e parë e këtij grumbullimi

Kosova ka barazuar 0-0 kundër Moldavisë U21.

Edhe pse dominuan “dardanët” nuk arritën kurrsesi që t’i zhbllokonin shifrat e rezultatit. Rastet më të mira u shfaqën në pjesën e dytë, por mungoi konkretizimi. Më poshtë mund ta lexoni kronologjinë me momentet kryesore të takimit.
_____________________________________________________________________________________________________________

FT’ Kosovë U21 0-0 Moldavi U21 

_____________________________________________________________________________________________________________

KOMENTIMI I DREJTPËRDREJTË

FT’ Përfundon ndeshja. Kosova U21 mjaftohet me barazim kundër Moldavisë U21.

90′ Mbaron koha e rregullt. Ndeshja hyn në minutat shtesë.

80′ Vijon dominimi i Kosovës, por pa qenë shumë konkrete.

77′ Rezultati vijon të mbetet i pazhbllokuar.

70′ Kosova rrezikon me dy goditje të njëpasnjëshme.

67′ Avdyli i afrohet golit. Goditja e tij përfundon fare pranë shtyllës së parë.

65′ Kosova është rikthyer të sulmojë, por moldavët po qëndrojnë mirë në pozicionet e veta.

Lexo edhe:  Gola, asiste, mungesa të çuditshme: Si dhe sa luajtën “dardanët” në 24 orët e fundit?

58′ Fazë e zbehtë loje nga Kosova. Pa ritëm dhe pa aksione konkrete.

50′ Moldavia është ajo që po sulmon më shumë gjatë 5 minutave të fundit.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

HT: Mbyllet pjesa e parë. Nuk pati ndonjë rast të 100% nga ekipi “dardan”.

37′ Ka rënie të ritmit të lojës. Kosova është dominuese.

33′ Fazë e zbehtë loje. Përzgjedhësi kosovar kërkon më shumë përgjegjësi dhe ritëm nga mesfushorët.

29′ Kosova proteston ashpër pasi Tahiri u rrëzua nga portieri kundërshtar jashtë 16-metërshit. Pavarësisht gjithash, gjyqtari nuk dha karton të kuq.

21′ Tovërlani kërkon nga lojtarët që të bashkëpunojnë më shumë me Tushën, për ta përdorur kështu shpejtësinë e tij.

Lexo edhe:  Renditje e re e UEFA-s për kampionate: Kosova vazhdon ngritjen, Shqipëria rënien

20′ Akoma nuk ka ndonjë shkëndijë nga kjo ndeshje. Tovërlani po urdhëron që të dilet të mos humbën lehtë topat.

10′ Ndeshje e barabartë. Asnjëri ekip nuk po arrin të krijojë raste shënimi.

5′ Duele e starte të ashpra nga të dy anët.

1′ Ka nisur me një minutë heshtje ndeshja. Topin e parë e luajtën “dardanët”.

____________________________________________________________________________________________________________

Nga ora 15:00 ka nisur takimi miqësor mes Kosovës U21 dhe Moldavisë U21, i cili zhvillohet në Antalya. Kjo njëherit është miqësorja e parë në kuadër të këtij grumbullimi.

Futbollikosovar.net. ka arritur ta sigurojë 11-shen startuese me të cilën ‘Toki’ do t’u kundërvihet moldavëve.

Formacioni zyrtar: Ndreca; Letaj, Zumberi (kapiten), Hasani, Statovci, Rexhaj; Emërllahu, Neziri; Avdyli, Tusha, Tahiri