Kupa e Kosovës shkon në Mitrovicë, KFF Mitrovica triumfon kundër EP Hajvalisë

KFF Mitrovica ka fituar 2-1 kundër EP Hajvalisë në finalen e Kupës së Kosovës për vajza.

Pas një ndeshje shumë të luftuar dhe të rivalizuar mes dy ekipeve, mitrovicaset kanë dalur fitimtare. Gjithçka u përcaktua në pjesën e dytë pasi ajo e para përfundoi në baraspeshë 1-1, shkruan Futbollikosovar.net.

Pra, Edona Kryeziu ishte futbollistja që kaloi KFF Mitrovicën në epërsi 1-0 në minutën e 10’. Më pas në minutën e 37’ barazoi Qendresa Krasniqi. Ndërkaq pas një tollovie të krijuar në zonë në minutën e 79’ Donjetë Halilaj realizoi golin e fitores për 2-1.

Kjo ishte kupa e gjashtë e fituar nga mitrovicaset.

 

Lexo edhe:  Formacionet zyrtare: Phoenix - Ballkani