Njëra gjysmëfinaliste e Kupës asnjëherë s’e ka prekur finalen – statistika interesante para dueleve të ditës

Sot me fillim nga ora 15:00 zhvillohen dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin tonë, tashmë ka vlerë tjetër, pasi fituesi i tij luan në kualifikueset e Conference League, përcjell Futbollikosovar.net.

Është interesant fakti se njëra prej skuadrave gjysmëfinaliste, asnjëherë s’e ka prekur finalen. Bëhet fjalë për Vushtrrinë.

Të paktën kështu shkruan gazetari Arbon Flugaj përmes një postimi në “Facebook”.

Skuadra nga qyteti më i vjetër në Kosovë është eliminuar dy herë në gjysmëfinale, ndërsa mbetet të shihet nëse do ta thyejë këtë “tabu”.

Më poshtë edhe statistikat për skuadrat e tjera pjesëmarrëse në fazën e fundit të Kupës.

Lexo edhe:  Historiku i Kupës - të gjitha skuadrat që fituan së paku një herë trofeun e dytë në futbollin kosovar