Përballjet e mesjavës në Ligën e Parë – Grupi A

Këtë mesjavë fillon faza e dytë e kampionatit në Ligën e Parë, respektivisht xhiroja e 10.

Kjo xhiro pritet të na rezervojë përballje tejet interesante, shkruan Futbollikosovar.net.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, aty ku do të ndeshen Liria e Rahoveci.

Vreshtarët udhëtojnë të motivuar drejt kryeqendrës historike, pasi në fundjavë fituan përballjen tjetër të vështirë, atë ndaj Drenasit.

Kësisoj, “Përparim Thaçi” pritet të jetë arenë e një derbi të vërtetë.

Më poshtë edhe planprogrami.

Lexo edhe:  Si ndryshoi renditja në Grupin A pas përballjeve të së mërkurës?