Muja bind sërish Van Bommelin, titullar në ndeshjen derbi

Arbnor Muja edhe sot është vendosur titullar në formacionin e Antwerpit.

Antwerp sot me fillim në ora 13:30 do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Club Brugge si vendas, përcjell Futbollikosovar.net.

Në këtë sfidë nga minuta e parë do të luajë edhe sulmuesi kosovar, Arbnor Muja. Van Bommel ka vendosur që për herë të 10-të rresht ta inkuadrojë ish-sulmuesin e Dritës si startues.

Antwerp zë pozitën e tretë në klasifikim me 46 pikë, kurse Club Brugge atë të katërt me 40 pikë.

Lexo edhe:  Lëndimi i Mujës më i rëndë seç pritej, mësohet sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës