Shtyhet ndeshja Prishtina – Dukagjini, mësohen arsyet

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit e vlefshme për 1/8 e finales të Kupës së Kosovës është shtyrë.

Kompania “Artmotion” njoftoi se ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë, përcjell Futbollikosovar.net.

Sipas titrave që mund të shihen në Art Sport 1 ndeshja do të luhet nesër, pasi ajo është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike aspak të favorshme.

Kjo ndeshje ishte në program me fillim në ora 13:00 në stadiumin e Lipjanit në kuadër të 1/8 e finales të Kupës së Kosovës.

Lexo edhe:  E çuditshme: Skuadrat që poseduan më së shumti topin në xhiron e 25 regjistruan humbje